Futboll Sport

DE LIGT NUK ZBARKON NË MOSKË/ Juventus me ndryshime në mbrojtje, luan me “Rambon”…

Juventusi zbarkoi pasditen e djeshme në Moskë, por nga avioni i bardhezinjve nuk zbriti njeriu i fitores në derbin me Torinon.

Qendërmbrojtësi Matajs De Ligt ka dalë me një ndrydhje në kavilje nga ndeshja e fundit dhe ka qëndruar në shtëpi, ndërsa në vend të tij pritet debutimi në Champions i turkut Merih Demiral.

Tjetër ndryshim në mbrojtje mund të jetë ai mes Danilos dhe Kuadrados, ku bluza e titullarit pritet t’i takojë brazilianit. Në mesfushë do të luajnë tri të paprekshmit Matuidi, Pjaniç e Khedira, ndërsa në sulm, Ronaldon me shumë mundësi do ta mbështesë Higuaini.aleks sandro ramsej ronaldo

Në rolin e fantazistit, Sarri mendon t’ia besojë “Rambo” Aron Ramsejt fanellën e titullarit, pasi uellsiani ka treguar se i ka lënë pas shqetësimet muskulore.

Related posts

MERKATO/ Chelsea e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Palmierin

Q.Autor

E BUJSHME NGA BRITANIA/ Ish-drejtuesi i Ferrarit nga viti 2021 në krye të Formula 1

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ SAMPDORIAS/ Gatusso: U tregova mendjemadh, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment