Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Arsenalit nuk i mjafton Mustafi, ndajnë pikët me “portugezët”

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Guimareshit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Në fakt anglezët ishin me fat, që dolën me një pikë nga kjo ndeshje. Guimaresh e dominoi të gjithë ndeshjen, nga fillimi deri në fund. Megjithatë pavarësisht dominimit të portugezëve, golin e parë e gjeti Arsenali.

Ishte Shkodran Mustafi i cili në minutën e 81’, dërgoi në rrjetë me kokë, një top të marrë nga krosimi i Nikolas Pepe. Vendasit provuan me çdo kusht të gjenin golin e barazimit, të cilin e gjetën vetëm në minutën e 91’, me Duarte i cili shënoi një gol shumë të bukur me roveshatë.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

Related posts

AKORDI JUVENTUS-BARCELONA/ Gati shkëmbimi i bujshëm mes yjeve…

Delo.autor

Përjashtimi? Skënderbeu protestë para Katedrales në Korçë. Peticion për t’i shpëtuar dënimit

Q.Autor

MOURINHO DËSHIRON FORCIMIN NË EKIP/ Man United është i gatshëm të blejë 90 milionë euro mbrojtësin napoletan

Isa.Autor

Leave a Comment