Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ MILAN/ Ronaldo shqetëson kampin e “Zonjës së Vjetër”, ja vendimi i Sarrit

“Kristiano ishte i inatosur sepse nuk ndihej shumë mirë. Para pak ditësh kishte një problem me gjurin. Kisha frikë se mos dëmtimi bëhej më serioz, dhe prandaj e zëvendësova”, deklaroi Sarri pas ndeshjes së Juves me Lokokomotivën.

Dhe duket se problemi që solli zëvendësimin e portugezit në ndeshjen e djeshme do ta mbajë atë jashtë për ndeshjen me Milanin.

Siç raporton “Sport Mediaset”, me shumë mundësi portugezi nuk do të rikuperohet dot për ndeshjen me Milanin dhe Sarri do të zgjedhë të mos e rrezikojë yllin e skuadrës në këtë sfidë.

Nuk është asgjë serioze për Ronaldon, por sikleti në gju do e lërë jashtë për ndeshjen me kuqezinjtë.

Juventusi nuk do ta ndijej shumë mungesën e Ronaldos, pasi sulmuesit e bardhezinjvë janë të gjithë në gatishmëri.

Related posts

Xavi: Jam i zhgënjyer nga Neymar, më mirë që u largua nga Barça

Q.Autor

JUVENTUS-CAGLIARI/ Starton Buffon, udhëheq sulmin dyshja Ronaldo-Morata (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Arsenali po e vëzhgon Allanin e Napolit

Q.Autor

Leave a Comment