Futboll Sport

NDESHJA NDAJ MANCHESTER CITYT/ Salah: Sezonin e kaluar njerëzit folën…

Të dielën në orën 17:30, Liverpool pret Manchester Cityn në “Anfield Road”, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.

Me gjashtë pikë para qytetarëve, “të kuqtë” mund ta thellojnë distancën nëse ia dalin këtë herë.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Mohamed Salah preferon të relativizojë rëndësinë e kësaj ndeshje.

“Sezonin e kaluar njerëzit folën për garën e titullit në dhjetor kur ne ishim gjashtë ose shtatë pikë përpara, dhe të gjithë thanë se kishte mbaruar. Por nuk ka mbaruar. Nëse jeni në ditë të këqija gjithçka vihet në dyshim. Edhe nëse e fitojmë titullin kampion rruga është ende e gjatë, jemi vetëm në nëntor,” ka përfunduar sulmuesi i Liverpool.

Këtë sezon Salah ka shënuar 5 gola në 11 javë të Premier League.

Related posts

Formacionet zyrtare: Bologna – Juventus

Delo.autor

KALENDARI I GRUPIT TË SHQIPËRISË/ Mund ta mbyllin muajin të dytët, ja rruga drejt ëndrrës së Botërorit…

Delo.autor

HARMONIA NË KOMBËTARE/ Elseid Hysaj fton kuqezinjtë dhe stafin për darkë

Delo.autor

Leave a Comment