Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERLIGA/ Shtylla, raste por asnjë gol! Tirana e Vllaznia ndahen në paqe

Një paqe e ftohtë, në një stadium të ftohtë! Tirana dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë sesa një rezultat pa gola në sfidën e parë të javës së 12-të të luajtur në “Selman Stërmasin” e zbrazët për shkak të dënimit dhënë kryeqytetasve nga Komisioni i Disiplinës. Një sfidë e cila sheh dy skuadrat të ndalen nga shtyllat, duke bërë që të marrin secila nga një pikë, pikë që u shkon më shumë për shtat shkodranëve.

Momentin e parë të mirë për shënim e kanë miqtë nga Shkodra me brazilianin Hygor që ndalet nga traversa e Likës në minutën e 21-të, ndërsa bardheblutë kundërpërgjigjen me Bathën, i cili detyron Sherrin të bëjë një pritje spektakolare tre minuta më pas, me gardianin e Vllaznisë që e devijon topin mbi tra pas ekzkutimit të mirë të goditjes së dënimit nga mesfushori i Tiranës.

Në pjesën e dytë janë vendësit të pafat, kur Majkëll Ngo e përplas topin në shtyllë në të 53-ën, ndërsa Ilion Lika ndal një kundërsulm të rrezikshëm të Vllaznisë, duke pritur finalizimin e Shtubinës. Në kohën shtesë, Malota i mohon një gol të sigurt Tiranës. Dunga arrin të devijojë drejt kuadratit, por pa forcë, ndërsa mbrojtësi lezhjan e largon sferën përpara se t’i afrohet vijës fatale. Përfundimisht 0-0, Tirana ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Vllaznia arrin Laçin në vendin e gjashtë në kuotën e 16 pikëve.

Related posts

ARSENAL – HUDDERFIELD/ “Topçinjtë” tenton të shkojë në 21 ndeshje pa humbje (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

ZBULON NJË PRAPRASKENË ME “KUQEZINJTË”/ Presidenti i Fiorentinës tregon: Ju tregoj si kinezët ndryshuan gjithçka brenda natës…

Delo.autor

NGA MBAPPE TEK RONALDO/ Pamje qesharake, si do dukeshin yjet e “EURO 2020” me modën e viteve 80-90… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment