Futboll

Balotelli poston video në Instagram me golat e tij më të mirë, kërkon kthimin te Italia?

Mario Balotelli po kalon në një formë të mirë te Nice në Francë.

Italiani ka startuar në 15-të ndeshje dhe në dy tjera është futur në lojë si zëvendësues në kampionatin elitar francez. Në 1330 minuta lojë ai ka arritur të shënojë 13 gola.

Disa nga golat sezonal italiani i ka përmbledhur në një video të cilën e ka postuar në Istagram, po ashtu në video janë edhe disa gola me Përfaqësuesen e Italisë.

Duke parë këto dhe përshkrimin ‘ndihem mirë‘, na lë të kuptojmë se Mario dëshiron të ftohet nga Italia për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

27-vjeçari ka debutuar me skuadrën e parë të Italisë sa ishte pjesë e Interit në vitin 2010.

Në 33 paraqitje ai ka arritur të shënojë 13 gola, por mbi të gjitha ishte vendimtar në lojën e të kaltërve.

Balotelli ka rigjetur vetën te Nice pas një kohe të gjatë, aventurat e tij e fundit te Liverpooli bëri që ai të harrohet nga Italia.

#ifeelgood 👅🙏🏾🤙🏾

A post shared by Mario Balotelli🇮🇹🗿👨‍👧‍👦 (@mb459) on

Related posts

Në derbin mes Milan dhe Inter fitojnë mërzia dhe VAR

Sadik.Autor

BINDI NË BOTËROR/ Arsenal është një hap larg portierit të Zvicrës…

Isa.Autor

NDRYSHOHET KALENDARI I LA LIGAS/ Tifozët janë më të rëndësishëm se paratë, ja kur do të luhen ndeshjet

Delo.autor

Leave a Comment