Futboll Sport

NDESHJA TESTUESE/ Ja kush e shënon golin e parë në “Arenën Kombëtare” (VIDEO)

U zhvillua ditën e sotme në stadiumin e ri Kombëtar në kryeqytet sfida mes Vllaznisë dhe Apolonise e vlefshme për kampionatin e femrave, e cila shërbeu edhe si test për impiantin modern, në prag të sfidës ndaj Francës.

Vajzat shkodrane triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj atyre fierake, duke u konfirmuar kështu si skuadra për t’u mposhtur në futbollin e femrave.

Golin e parë në stadiumin e ri Kombëtar, e shënoi futbollistja e Vllaznisë, Arbiona Bajraktari në minutën e 78-të. Kujtojmë që Bajraktari është pjesë edhe e ekipit Kombëtar të femrave.

Vllaznia

Skuadra shkodrane nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 80-të dyfishoi rezultatin me anë të Esi Lufos! Pas një goditje fantastike të Megi Doçit nga afro 35 metra, topi u përplas në traversë, teksa Lufo e shtyu drejt rrjetës nga fare pranë vijës fatale.

 

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta në “Elbasan Arena”. Rezultati 0-0

Delo.autor

Largimi i Contes, këta janë 2 trajnerët që mund ta zëvendësojnë tek Chelsea

Q.Autor

“NUK KA FAVORITË”/ Inzaghi në prag të sfidës me Juventusin: Janë mësuar duke luajtur në finale

Delo.autor

Leave a Comment