Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

THUMBOJNË SËRISH “TIFOZA KUQ E ZI”/ Ultrasit ironizojnë federatën me banerin… hallexhinjtë (FOTO)

“Tifozat Kuq e Zi”, nuk mungojnë as ditën e sotme në mbështetje të Kombëtares, për ndeshjen me Andorrën në “Elbasan Arena”.

Pavarësisht përkrahjes për Kombëtaren Shqiptare, nuk mungojnë as thumbat në drejtim të federatës. Mbi banerin e tifogrupit, është vendosur edhe një banderolë me mbishkrimin “Hallexhinjtë”.

Kjo si një ironi për deklaratën e zyrtarit të FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili para pak kohësh u shpreh se futbolli nuk është për hallexhinjtë.

Të njëjtën banderolë “TKZ” e kishin shfaqur edhe në ndeshjen kundër Moldavisë në transfertë, teksa duket se nuk iu del inati me deklaratën e zyrtarit të FSHF-së.

tifozett

Related posts

E BUJSHME/ Roma dhe Juventus projektojnë shkëmbim, verdhekuqtë ofrojnë Xhekon për mesfushorin bardhezi

Delo.autor

Befason mamaja e Ronaldos: Ai është më i mirë se Cristiano

Sadik.Autor

PRITET TË PUBLIKOHET AXHENDA/ Grumbullimi për fazën përgatitore, shtatë miqësore për Tiranën

Delo.autor

Leave a Comment