Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GRANIT XHAKA GJITHNJË E MË LARG ARSENAL/ Postimi i fundit i mesfushorit shqiptar “çmend” tifozët (FOTO)

Granit Xhaka nuk po kalon aspak një moment të mirë te Arsenali, teksa duket gjithnjë e më larg këtij klubi.

Problemet që kishte me tifozët në ndeshjen me Kristal Palasin, ku reagoi keq ndaj trajnerit pas zëvendësimit që i bëri ky i fundit, bënë që futbollistit t’i hiqej edhe shiriti i kapitenit.

Përveç heqjes së shiritit të kapitenit, lojtari nuk është marrë as me skuadrën nga trajneri Emeri. Atëherë kur mendohej se kjo çështje ishte duke u mbyllur, një postim i futbollistit në “Instagram”, ka tërbuar tifozët e “Topçinjve”.

Gjatë grumbullimit me Zvicrën, lojtari ka postuar një foto me bluzën e kësaj kombëtare, foto të cilën e shoqëron me shkrimin: “Lumturia është kur jeni të kënaqur me veten dhe nuk keni nevojë për konfirmim nga të tjerët.”

Pikërisht këto fjalë janë marrë si një mesazh për tifozët e Arsenalit, të cilët tashmë kërkojnë largimin me çdo kusht të futbollistit nga ekipi i tyre.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES ELIMINATORE ME MOLDAVINË/ Edy Reja: Kemi probleme me sulmin, do të ketë…

Delo.autor

Çpo ndodh me Neymar? Braziliani lihet jashtë listës për ndeshjen e kupës

Q.Autor

MERKATO E DIMRIT/ Ylli i Realit nuk bën pjesë në planet e Ancelottit, Milan dhe Juventus hidhen në sulm

Delo.autor

Leave a Comment