Futboll Sport

GUARDIOLA TEK BAYERN MUNICH? Agjenti i teknikut spanjoll sqaron të ardhmen: Në futboll asgjë nuk është e…

Pak kohë më parë Bajern Mynihu shkarkoi nga posti i trajnerit, Niko Kovaç, për shkak të rezultateve të dobëta, që ky i fundit arriti.

Shumë emra qarkullojnë se mund të marrin vendin e kroatit te bavarezët, vend të cilin tashmë e mban Hans Flik. Mes shumë emrave që qarkullojnë për stolin e kampionëve të Gjermanisë, është edhe ai i Pep Guardiolës, për të cilin do të ishte një rikthim, aty ku u largua para 3 sezonesh.

Për këtë ka folur edhe vetë agjenti i trajnerit, Hosep Maria Orobitg, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, u shpreh se trajneri ka kontratë me Sitin deri në 2021, por në futboll asgjë nuk është e sigurt. “Në futboll asgjë nuk është e sigurt. Unë fola me Guardiolën të mërkurën e kaluar dhe gjithçka është si më parë.

Ai po bën mirë me Sitit dhe është i lumtur në Mançester. Gjithashtu ai ka një kontratë deri në 30 qershor 2021.”, u shpreh agjenti.

Related posts

BLLOKIMI I MERKATOS NGA “CAS”/ Çështja “Çinari”, ja shpresa e fundit për Partizanin

Delo.autor

“DO JAPIM GJITHÇKA PËR TË NDALUR MESSIN”/ Modriç: Kemi ADN-në e Realit, kjo është ndeshja e jetës

F.autor

I BASHKOHET LAZIOS NË GRUMBULLIM/ Strakosha program special për të kapur formën

Delo.autor

Leave a Comment