Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË MESFUSHORI I KOMBËTARES/ “Gladiatori” Gjasula rrëfen historinë unikale: Për të siguruar para, punoja…

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, është duke kaluar momentin më të mirë në karrierën e tij. 29-vjeçari është kapiten i skuadrës gjermane të Paderbornit që militon në Bundesligë. Shqiptari nga Tirana e ka nisur karrierën e tij nga kategoritë më të ulta, duke arritur në elitën e futbollit gjerman.

Presigjiozia “Bild”, i ka kushtuar një shkrim special, futbollistit të Kombëtares shqiptare, teksa në prononcimin e tij, Gjasula ka zbuluar historinë unikale. Në vitin 2012 kur mesfushori ishte pjesë  Valdof Manhaim, në kategorinë e gjashtë gjermane, për të siguruar disa para, ai filloi punë si postier.

“Unë e bërë atë me disa kolegë, për të fituar ca para xhepi. Në ligat rajonale duhet të sigurosh ndonjë të ardhur. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë në veten tonë. Historia ime tregon se gjithçka është e mundur”, tregoi Gjasula. Nuk mund të mungonte një koment edhe për helmetën e tij dhe për lojën e fortë në fushën e blertë:

“Me një helmetë në kokë dukesh pak më i dhunshëm. Të shumtë janë ata që nuk dëshirojnë të luajnë kundër meje, sepse unë marr shumë karton të verdhë. Plot 120 në 310 ndeshje. Helmeta ime kushton rreth 2000 euro”, u shpreh Gjasula.

Related posts

DËSHIRON TË LUASH ME MESSIN APO CR7? Vinicius bën zgjedhjen befasuese

Delo.autor

LEICESTER-ARSENAL/ I mjaftojnë 5 mintua lojë, Gabriel ndëshkon me kokë për “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

REFORMA PËR TË BËRË 5 ZËVENDËSIME PËR NDESHJE/ Klopp dhe Guardiola injorohen, ja vendimet që marrin klubet e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment