Futboll Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Gati shkëmbimi i bujshëm Juventus-Manchester United për yjet…

Juventus nuk heq dorë nga Paul Pogba.

Mesfushori francez është rikthyer në lojtarin e preferuar të presidencës torineze, që kërkon t’i bëj një tjetër dhuratë, Maurizio Sarrit.

E sipas gjasave, kampioni i botës është i zgjedhuri i shoqërisë bardhezi. Diçka të tillë e konfirmon edhe “Tuttosport”, që zbulon edhe aksin që do e dërgojë 26-vjeçarin në Seria A.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Juventus është gati të sakrifikojë dy futbollistë aktual për të pasur në skuadër Pogba. Bëhet fjalë për Emre Can dhe Mario Mandzukic, të cilët pritet t’i ofrohen Manchester United në merkaton e ardhme.

Nuk dihet ende se kur do të jetë lëvizja e Juventusit sa i përket këtij plani, por merkato e verës 2020 shihet si ajo e duhura.

Related posts

GIROUD ZHBLLOKOHET PAS 794 MINUTAVE / I jep Chelsea-t fitoren ndaj BATE (VIDEO)

Isa.Autor

DRAMË NË CHAMPIONS/ Shakhtari trondit “Los Blancos”, spanjollët zgjohen me vonesë

Delo.autor

​Inter insiston transferimin për dyshen e Barcelonës, Aleix Vidal dhe Gerard Deulofeu

Q.Autor

Leave a Comment