Futboll La Liga Sport

Iniesta pranon: Javën e ardhshme do të zbuloj të ardhmen

Dy minuta para minutës së 90-të (Barcelona mundi 5-0 Seviljen në finalen e Kupës së Mbretit), trajneri Ernesto Valverde vendos të nxjerrë nga fusha e lojës Andres Iniesta, por në ato momente i gjithë stadiumi është ngritur në këmbë për të përshëndetur legjendën e skuadrës “blaugrana”, që është në sezonin e tij të fundit me ekipin katalanas. Lotët nuk kanë të përfunduar për lojtarin dhe fansat e tij, që duket se do të jetë një të ardhme tjetër, larg Spanjës dhe Barcelonës. “Ishte një ditë e mbushur me ndjesi të ndryshme. Jam i lumtur që korra një trofe tjetër me Barcelonën”, u shpreh Iniesta.

Por mesfushori pritet të ngrejë lart edhe një trofe tjetër, atë të kampionatit dhe më pas do të largohet, me shumë gjasa në Kinë. Ka qenë vetë Iniesta ai që ka deklaruar se së shpejti do të bëjë publike të ardhmen e tij. “Javën e ardhshme do t’ju bëj me dije të ardhmen time”, tha Iniesta, që su shpreh se do të ngrejë lart edhe një trofe tjetër. “Jam i lumtur që do të marr edhe titullin e fundit me Barcelonën. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit për dashurinë dhe respektin që treguan për mua”, tha Iniesta.

Related posts

Valë rinovimesh tek Milani/ Kuqezinjtë pranë akordit me mesfushorin e talentuar

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Nuk kanë marrë PAGAT, klubi vendos për fatin e sezonit, pritet që të…

Isa.Autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Pesë skuadra në “gjumë”, ja të gjitha lëvizjet e deritanishme

Delo.autor

Leave a Comment