Futboll Sport

LISTA/ 10 trajnerët më të paguar në botë, ka surpriza!

Emërimi i Jose Mourinhos në krye të Tottenhamit ka bërë kurioz opinionin sportiv për pagën që do të përfitojë trajneri luzitan te londinezët, pasi historikisht ka qenë ndër më të paguarit në qarkullim.

Presidenti i “Spurs”-ave, Daniel Levy do të shpenzojë jo pak por 17.5 milionë euro në vit për Mourinhon, një shifër shumë e lartë, por që nuk e vendos “Special One-n” në majën e listës së më të paguarve. Sipas prestigjiozes spanjollë “Marca”, Mourinho është vetëm i pesti në listë.

Të gjithë mund të mendojnë se tekniku më “I pasur” është Pep Guardiola i Manchester City-t, por nuk është kështu. Trajneri më i vlerësuar financiarisht është Diego Pablo Simeone, më plot 41 milionë euro në sezon, një shumë që është thuajse sa dyfishi i pagës së Guardiolës dhe i Ernesto Valverdes së Barcelonës.

10 trajnerët më të paguar:

1 – Diego Simeone – Atlético de Madrid (41 milionë euro)

2 – Pep Guardiola – Manchester City (24 milionë euro)

3 – Ernesto Valverde – Barcelona (23 milionë euro)

4 – Zinedine Zidane – Real Madrid (21 milionë euro)

5 – José Mourinho – Tottenham (17.5 milionë euro)

6 – Fabio Cannavaro – Guangzhou Evergrande (15 milionë euro)

7 -Jurgen Klopp – Liverpool (13 milionë euro)

8 – Leonardo Jardim – Mónaco (13 milionë euro)

9 – Carlo Ancelotti – Napoli (12 milionë euro)

10 – Antonio Conte – Inter (11 milionë euro)

Related posts

Inter nuk ka pará, por i kërkon Barçës brazilianin Rafinha

Sadik.Autor

VIDEO/ Futbollisti gjuan nga 40 metra, portieri bën gafë skandaloze

Q.Autor

Shkaktoi autogol/ Braziliani Fernandinho kërcënohet me vdekje

Isa.Autor

Leave a Comment