Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Klubi i Skënderbeut nxjerrë në shitje biletat, ja çmimet për ndeshjen

Të shtunën në orën 16:30, në Korçë do të luhet ndeshja e rëndësishme e javës së 13-të, mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Skuadra e Ilir Djës do të vazhdojë me fitoret, pas asaj të arritur kundër Bylisit, përpara ndërprerjes së kampionatin për shkak të kombëtareve.

Tirana nga ana tjetër kërkon të rikthehet te fitorja dhë të bëjë presion për kreun ndaj Partizanit.

Kjo sfidë ka një interes të madh dhe klubi i Skënderbeut ka nxjerrë që sot në shitje biletat, çmimet e të cilave variojnë nga 200 lëke deri në 1000 lekë.

Njoftimi i klubit:

“Të shtunë, data 23 Nëntor, Ora 16:30 në stadiumin ‘Skënderbeu’ luhet takimi i javës së 13-të ndaj Tiranës.

– Pika e shitjes ngjitur me bankën ‘Credins’

– Pika e shitjes (20 metra poshtë dyqanit vodafone) pranë stadiumit.

– Pika e shitjes së gazetave (pazari)

– Stadiumi ‘Skënderbeu’ (Ditën e ndeshjes)

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

– Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë

– Tribuna A, B – 400 Lekë

– Tribuna C – 300 Lekë

– Tribuna E, D – 200 Lekë

– Tribuna E (Miqtë) – 200 Lekë

Forca Ujqër!”

Related posts

STUDIMI/ Prof. Dr. Kim Drasa: A duhet ndaluar vërtetë seksi para sportit?

Delo.autor

DREJTUESVE IU HUMB DURMI ME SOLSKJAER/ Manchester United zgjedh trajnerin e ri për të ardhmen

Delo.autor

MILAN-SPAL/ Suso zhbllokon sfidën 5 minuta pas zëvendësimit, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment