Kategoria Superiore Shqipëri

E bujshme/ Teuta merr në provë një talent nga PSG-ja

E enjtja ishte një ditë pushim për Teutën pas impenjimit në Kupën e Shqipërisë kundër Kamzës, ku shpenzuan shumë energji në suksesin 4- 0 duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Përgatitjet për sfidën me Kukësin do të fillojnë pasditen e sotme, me stafin teknik që do të ketë në dispozicion një grup pothuajse të plotë.

Teuta kërkon të përforcohet në çdo repart pas problemeve që ka shfaqur deri më tani në Kategorinë Superiore. Reparti më problematik është mbrojtja dhe drejtuesit kanë afruar në skuadër Ardian Krasniqin. Gjakovari, që luan si mbrojtës i djathtë, ka qenë pjesë e ekipit U-19 të Paris SG, me të cilët ka zhvilluar 4 ndeshje në UEFA Youth League, ndërsa ka shënuar edhe 1 gol.

Gjithashtu ai ka veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare U-19, duke grumbulluar 5 ndeshje dhe 1 gol. Krasniqi, pavarësisht se ka  qenë pjesë e akademisë së gjigantëve të Francës, te Teuta është në provë.

Burime të Panorama sport pranë klubit bëjnë me dije se 20-vjeçari gjatë kësaj periudhe do të stërvitet me skuadrën dhe, më pas, verdiktin final do ta japë trajneri Gugash Magani, nëse do ta kalojë apo jo provën, për të nënshkruar më pas kontratën me drejtuesit. Problemi i vetëm i Krasniqit, por shumë i rëndësishëm për stafin është fakti se ai ka një vit pa luajtur, për shkak të një dëmtimi.

 

Related posts

ANKTH TEK TIRANA/ Tre titullarë jashtë stërvitjes në prag të derbit, ja emrat

Delo.autor

PARTIZANI “mburret” me mesfushën, heroi TELUSHI kalon te SKËNDERBEU: Të fitojë më i forti

Isa.Autor

TIRANA MËSON SOT KUNDËRSHTARIN NË CHAMPIONS/ Shikoni si do zgjidhet stadiumi për ndeshje teke dhe çfarë ndodh në rast humbje

Delo.autor

Leave a Comment