Futboll Kategoria Superiore Sport

“NDAJ LAÇIT VETËM PËR FITORE”/ Devolli: Ekipi të luajë siç dua unë, jo siç duan futbollistë

Trajneri i Dinamos, Bledar Devolli, doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Laçit, që skuadra kryeqytetase do të zhvillojë ditën e nesërme. Tekniku gjirokastrite u shpreh optimist dhe beson që skuadra e tij do të rikthehet shumë shpejt tek rezultatet pozitive:

DUELI NDAJ LAÇIT- “Normale që kjo situatë që po kalojmë është dhe pak psikologjike. Jemi këtu për të punuar në të gjitha drejtimet. Kemi një kundërshtar të vështirë që është me meritë në vend të dytë dhe besoj se do të jetë deri në fund pretendent për kampion. E kemi parë sidomos këto ndeshjet e fundit, edhe pse nuk kanë luajtur mirë, kanë fituar, kjo tregon që janë rritur shumë si ekip.

Ne do të bëjmë punën tonë, i kemi marrë masat, do të luajmë vetëm për të fituar ndeshjen, nga minuta e parë deri në fund. E kam thënë shpesh që duhet të jemi agresiv në të dyja fazat e lojës. Edhe kur humbasim topin duhet ta detyrojmë kundërshtarin që t’i bjerë topit pa adresë.

PËSIMI ME SHUMICË I GOLAVE DHE PROBLEMET NË FINALIZIM- E thashë dhe pas ndeshjes me Partizanin, që më pëlqeu dëshira, por jo me logjikë. Dje punuam pak, edhe sot do të punojmë. Unë dua që ekipi të luajë siç dua unë, jo siç duan futbollistët. Sidomos në 20 metrat e fundit duhet të bëjmë ato gjërat që kam unë në kokë. Në qoftë se i bëjmë gjërat drejtë, edhe golat dhe rezultatet do vijnë që nga nesër.

GJENDJA NË SKUADËR- Shyqyr Zotit i kemi të gjithë të gatshëm, kemi lodhje, se kemi luajtur ccdo 3-4 ditë, por e rëndësishme është që i kemi të gjithë aty. E kam më të thjeshtë për të bërë formacionin dhe zëvendësimet. Nuk bëhesh pishman për ndërrimet. Shpresojmë nesër të vijë kthesa e madhe që dëshirojmë. Kemi bërë goxha ndryshime. Unë dua njerëz që vrapojnë dhe luftojnë. Duhet të jemi agresivë, me besim. Kam shumë besim që nga nesër do të vijë kthesa e madhe që të gjithë presim.

AKTIVIZIMI I BARDHIT MBROJTËS I DJATHTË- Ashtu e menduam me stafin, sepse Maliqi ka probleme me maskën. Silajnovski bëri mirë ndaj Partizanit dhe besoj do të jetë ai nga minuta e parë nesër. Shpresojmë t’i sistemojmë lojtarët në vendet e tyre. Kam besim që nesër do të jemi mirë me lojë dhe rezultat.

KALENDARI DHE RENDITJA- Unë nuk kam frikë asnjë ekip, në qoftë se ne jemi në rregull, në qoftë se i bëjmë gjërat drejtë, nuk do të kemi probleme, me golin, rezultatet dhe lojën. Po prodhove lojë do të vijnë dhe rezultatet.

DREJTIMI I KASTRIOTIT- I kemi mundësitë dhe cilësitë, unë kam besim. Do dhe pak kohë që të fus dhe unë gjërat e mija, agresivitetin dhe lojën e bukur. Me Partizanin u ndje ndryshim, por jo me logjikë. Jam i bindur që do të vijnë dhe rezultatet.

Related posts

KATALAN BESNIK/ MESSI refuzoi MEGA OFERTËN e Man City për trefishimin e pagës

Isa.Autor

Problem për Milanin, dëmtohet Conti

Sadik.Autor

JUVENTUSI NË FESTË/ Premtimi i vëllait të RONALDOS ndez ëndrrat e bardhezinjve

Isa.Autor

Leave a Comment