Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA DOSSENA TEK CHRISTIAN PANUCCI/ Pas Shqipërisë, ja trajnerët e huaj që mbetën pa… skuadër

Të gjithë trajnerët që kanë drejtuar Shqipërinë, nga viti 2002 deri sot, janë të papunë sa i përket aktivitetit të trajningut. Pra momentalisht, të gjithë janë pa një skuadër nën drejtim:

B.Dosena 2002- Italiani 61- vjeçar ka qenë trajneri i parë që parapriu listën e trajnerëve të huaj në drejtimin e Kombëtares shqiptare, pas viteve 2000. Pas qëndrimit të tij pak kohë me kuqezinjtë, ekipi i fundit i Bepe Dosenas ka qenë në 2010- 2011. Aktualisht pa ekip.

H.P.Brigel 2002-’06 – Hans Peter Brigel është ndër ata trajnerë që konsiderohen të suksesshëm për çfarë kanë bërë me Shqipërinë. Pas drejtimit të kuqezinjve 2002-2006, gjermani 64-vjeçar është ulur në stolin e Bahreinit si dhe Ankaraguçusë. Pa një ekip në drejtim.

 O.Bariç 2006-’07 – Trajneri kroat është sot në moshën 86- vjeçare dhe nuk ka një aktivitet trajningu apo një skuadër nën drejtim. Shqipëria në vitin 2006- ’07 ka qenë e fundit pankinë për të.

A.HAN 2008-2009 – Holandezi 70-vjeçar i cili ka drejtuar Shqipërinë në periudhën 2008- 2009, aktualisht është pa një skuadër nën drejtim. Ari Han ka stërvitur Tianjin Tedan në sezonin 2014-’15.

 XH.D.BIAZI 2011-’17 – Italiani që shkroi historinë me Shqipërinë, duke luajtur për herë të parë në Europian, është pa një ekip në drejtim. Xhani De Biazi është përfolur edhe së fundmi për ekipe në Serinë A, por pas kuqezinjve, ai drejtoi për pak kohë vetëm Alaveshin.

K.PANUÇI 2017-’19 – Që pas shkarkimit nga Shqipëria, Kristian Panuçi është ende pa një ekip në drejtim. Italiani ka preferuar të marrë pagesën nga FSHF deri në ditën e fundit të kontratës.

Related posts

Të paprekshmit tek Barcelona/ Suarez “digjet” për 1 minutë, Dembele lë pas Rakitic

Isa.Autor

“GATI TË NIS NJË FAZË TË RE”/ Legjenda Totti godet përsëri, siguron talentin e Barcelona-s…

Delo.autor

Mungesa të rëndësishme/ Skocia publikon listën për sfidën kundër Shqipërisë

Isa.Autor

Leave a Comment