Futboll

Arsenali ia ofroi Realit Sanchezin, por Zidane e refuzoi

Arsenali ia ofroi Real Madridit Alexis Sanchezit, por trajneri Zinedine Zidane e ka refuzuar kilianin, sipas Daily Star.
Gazeta britanike raporton se presidenti Florentino Perez kishte dashur ta blinte anësorin kilian, por Zidane kishte refuzuar duke mos dashur ta prishte rehatinë në sulm midis sezonit, transmeton Express.

Sanchez kërkohej me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolas, i cili u tërhoq nga gara për të për shkak të çmimit të lartë.

Sanchez përfundimisht iu bashkua Manchester Unitedit pas një marrëveshjeje për shkëmbim, në bazë të së cilës Henrikh Mkhitaryan kaloi në Arsenal.

 

Related posts

Allegri: Ndeshja kishte mbaruar, por u treguam mendjelehtë

Delo.autor

BAYERN NUK HEQ DORË/ Përdor kartën Pavard për Vlahovic. Rezervon edhe Kim Min nga Napoli

F.autor

55 MILIONË EURO NË SEZON/ Manchester United arrin super marrëveshjen 5-vjeçare me

Delo.autor

Leave a Comment