Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VAZHDON SHKËLQIMIN QOSE/ Mesfushori i Kombëtares shënon super gol në kampionatin francez (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares, Kristi Qose, i cili u aktivizua si titullar në sfidën ndaj Francës, ka shënuar një gol fantastik me fanellën e Ruzomberok në sfidën ndaj Senicës, që përfundoi në barazim 2-2.

Miqtë shënuan 2 herë në pjesën e parë, ndërkohë që në minutën e 63-të, Qose nxorri nga repertori i tij një perlë, teksa me një gjuajtje të kalibruar në hyrje të zonës, rihapi sfidën.

8 minuta nga fundi Ruzomberok shënoi golin e barazimit me 11-metërsh. Skuadra e mesfushorit shqiptar mban vendin e 4-t, pas 16 javësh me 24 pikë të grumbulluara.

Related posts

LEGJENDA E MAN UNITED/ Gary Neville: Si ka mundësi që ai të ndihet mbipeshë?, Unë me të vërtetë jam…

Isa.Autor

LIVE/ Kastrioti – Partizani: Starton pjesa e dytë në “moçalin” e Fushë-Krujës

Delo.autor

Andrés Iniesta nuk e zbulon të ardhmen e tij: Do të shohim

Sadik.Autor

Leave a Comment