Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJE SPEKTAKOLARE NË KORÇË/ Skënderbeu mposht “Bardheblutë” me përmbysje

Skënderbeu mposhti Tiranën me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. Një triumf i merituar për skuadrën e Ilir Dajës, që e dominoi pjesën më të madhe të lojës, duke shënuar 2 herë më anë të Krasniqit në pjesën e parë dhe Ndeki në fundin e ndeshjes.

Ndërkohë nga ana tjetër, bardheblutë bënë shumë pak në këtë përballje, teksa golin e vetëm e shënoi Hasani në minutën e 93-të.

Me këtë fitore Skënderbeu parakalon Tiranën duke u ngjitur në vendin e 4-t, me 20 pikë, ndërkohë që kryeqytetasit janë pozicionuar në vendin e 6-të me 19 pikë.

Related posts

FORMULA PËR 4 SEZONET E ADHSHME/ FSHF u propozon klubeve ndryshimin e strukturës së kampionatit, ja skemat

Delo.autor

Bayern Munich nuk do të lejojë largimin e Lewandowski

Q.Autor

NË SKENË 30% TË AKSIONEVE/ Kush janë arabët e “PIF” që duan të investojnë tek… Inter

Delo.autor

Leave a Comment