Futboll Sport

I “DHUROI” FLAMENGOS TROFEUN ME DOPIETË/ Po bën xhiron në rrjet, shikoni reagimin e Gabigol ndaj politikanit (VIDEO)

Flamengo mposhti me rezultatin 2-1 River Plejtin ditën e djeshme falë dy golave të Gabigolit në minutat e fundit, duke fituar kështu Kupën Libertadores.

Një episod i veçantë ka ndodhur në fund të ndeshjes, kur po bëhej gati trofeu që t’i jepej skuadrës braziliane. Për të mbështetur Flamengon në stadium ishte edhe një nga politikanët brazilian, siç është kryetari i Rios, Uilson Uitsell.

Ky i fundit është nën hetim nga policia, ndërsa ditën e djeshme ka shkuar në Peru për të ndjekur nga afër Flamengon. Pas përfundimit të ndeshjes Uitsell ka zbritur në fushë, për të përgëzuar lojtarët e Flamengos.

Gjatë kohës kur ai shkon të takojë heroin e ndeshjes Gabigol, ky i fundit duket se nuk e ka pasur me qejf ta takojë, por ia ka dhënë dorën disi me inat, dhe më pas është larguar.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

ISH LOJTARI I TIRANËS DHE LAÇIT/ Vucaj firmon me kampionët e Kosovës

Sadik.Autor

DISFATA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Brozovic: Humbja në këtë mënyrë është e dhimbshme, por…

Delo.autor

Barcelona dhe Reali në ‘luftë’ për të transferuar këtë sulmues

Q.Autor

Leave a Comment