Futboll Seria A

Sistemohet Elseid Hysaj, Napoli bën një lëvizje të papritur

Dëmtimi Ghoulam ka bëër që Napoli të ketë probleme në krahun e majtë të mbrojtjes, ndaj edhe skuadra italiane ka lëvizur dhe ka bërë një lëvizje në merkato. Nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri do të vihet kroati Hrvoje Milic, i cili ka luajtur në të shkuarën në Serie A te Fiorentina. Sezonin e fundit ai e nisi në Greqi me Olympiacos dhe në janar është larguar. Duke qenë lojtar i lirë ai mund të regjistrohet tek të kaltrit.

29-vjeçari do të kryejë testet mjekësore dhe më pas të vihet nën urdhrat e stafit teknik, për të qenë një alternativë për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik. Momentalisht alternativë për krahun e majtë është Mario Rui, që me një tjetër karton të verdhë do të pezullohej për ndeshjen e radhës.

Disa herë është provuar Hysaj në të majtë të mbrojtjes, por futbollisti i kombëtares nuk ka paraqitur vështirësi në atë pozicion. Me ardhjen e Milic, i cili do të firmosë për katër muaj, shkodrani do të mund të luajë në pozicionin e tij në të djathtë të prapavijës.

Related posts

Mbyllet Premier League/ Rekorde për Salah dhe City, ja çfarë ndodhi në javën e fundit…

Sadik.Autor

“ZEMËRARTI” DIGO DALOT/ Ja si befason ish-klubin me rrogën e parë të marrë…

Delo.autor

Leganes futet në histori, Realit nuk i kishte ndodhur asnjëherë kjo gjë…

Q.Autor

Leave a Comment