Futboll La Liga

Valencia-Barcelona/ Coutinho shënon golin e parë me katalanasit

Barcelona po fiton 2-0 kundër Valencias në Mestalla. Coutinho gjeti golin e parë me fanellën e Barçës.

I transferuari nga Liverpooli për 160 milionë euro në afatin kalimtar të janarit, Philippe Coutinho, ka realizuar golin e parë me fanellën e Barcelonës, shkruan Gazeta Express.

Philippe Coutinho realizoi në minutën e 50’të kundër Valencias në Kupën e Mbretit, pak minuta pasi hyri në lojë, në fillim të pjesës së dytë.

Ky është goli i parë për brazilianin me klubin katalunas dhe shumë i rëndësishëm, pasi tani Valencia duhet të shënojë tre gola nëse dëshiron të arrijë në finale të Copa del Rey, aty ku Sevilla po pret të mësojë kundërshtarin.

 

Related posts

Inter akord me Barcelonën për transferimin e Deulofeu

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ Milan mposht me “POKER” Kampionët e Italisë

Delo.autor

SHËNON GOLIN E PËRMBYSJES/ Futbollisti shqiptar i jep tjetër goditje Juventus dhe feston me shqiponjë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment