Futboll Seria A

Icardi me objektiv ndaj Bolognas, kërkon të shënojë golin numër 100

Inter po përgatitet për t’u ndeshur me Bolognan në kampionat. Trajneri Spalleti ka një arsye për të buzëqeshur, duke parë se Mauro Icardi është kthyer të punojë me grupin dhe mund të konsiderohet plotësisht i rikuperuar për ndeshjen e të dielës.

Pasi ka zgjidhur problemet muskulore që e kanë lënë jashtë ndeshjes së kampionatit me Crotonen, Maurito është gati të rimarrë një fanellë si titullar në qendër të sulmit zikaltër dhe të vazhdojë gjuetinë e tij ndaj një objektivi të veçantë.

Nga 5 janari, kur shënoi golin e avantazhi të përkohshëm në Firence, Icardi ka shkuar në kuotën e 99 golave në Serinë A dhe kundër kuqebluve mund të shkojë në 100.

Përveç dëshirës për revansh pasi ka munguar në ndeshjen e tij të parë në këtë kampionat, kapiteni zikaltër do të mund të mbështetet edhe te statistikat e tij.

Në fakt, në këtë sezon nuk ka ndodhur kurrë që ai të mos gjejë golin në tri ndeshje radhazi. Pasi nuk ka shënuar kundër Romës dhe Spal, Icardi është gati të rikthehet në rrugën e golit kundër Bolognës.

Related posts

DËSHTOI KALIMI NË “BERNABEU”/ Ja si ylli Mbappe ngacmon tifozët e Real Madrid-it në rrjetet sociale…

Delo.autor

Zhgënjehet Zidane, ka një kërkesë të rëndësishme për klubin

Q.Autor

VENDIMET E DISIPLINËS/ Vetëm Kukësi e pëson nga Superiorja, ja dënimet e rënda

Delo.autor

Leave a Comment