Futboll Sport

“LOJTARI MË I MIRË I FIFA-s”/ Klopp sugjeron se kujt duhet t’ia japin “Topin e Artë” mes Messit dhe Van Dijk

rajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka vlerësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë të kësaj gjenerate, por ka theksuar se Virgil van Dijk e meriton ta fitojë “Topin e Artë 2019”.

Qendërmbrojtësi holandez i të kuqve është favorit për ta fituar çmimin më të mirë individual, i cili do të ndahet në dhjetor, pasi u shpall Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s.

Megjithatë, Messi mbetet fuqishëm në garë për ta fituar “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, teksa e mposhti holandezin për çmimin “Lojtari më i Mirë i FIFA-s” në shtator, duke marrë 8 vota më shumë se ai.

Edhe pse adhurues i madh i argjentinasit, Klopp beson se Van Dijk ka luajtur më mirë se Messi gjatë sezonit të kaluar dhe e meriton më shumë këtë çmim.

“Nëse e ndani ‘Topin e Artë’ për lojtarin më të mirë të kësaj gjenerate, atëherë duhet t’ia jepni Lionel Messit gjithmonë. Kështu është”, tha Klopp.

“Por, nëse ia jepni lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar, atëherë i takon Virgil van Dijk. Nuk e di si funksionon saktësisht, por unë e shoh kështu”, shtoi ai.

“Cili është lojtari më i mirë nga të gjithë? Messi. Cili është lojtari më i mirë i sezonit të kaluar? Van Dijk. Kështu e shoh unë”, theksoi tekniku i Liverpoolit.

Related posts

NJË TJETËR FUTBOLLIST BIE PRE E GRABITJES/ Hajdutë me kapuç vjedhin sende me vlerë 160 mijë euro në shtëpinë e Justin Kluivert

F.autor

Petr Cech konfirmon interesin e Napolit, por e ardhmja ime…

Sadik.Autor

VIDEO/ Udinese dhe Inter e nisin ‘furishëm’ ndeshjen, Icardi sërish protagonist

Q.Autor

Leave a Comment