Futboll Sport

EMERY RREZIKON SHKARKIMIN/ Në Angli nisin bastet për trajnerin e ardhshëm të Arsenalit

Unai Emery i ka orët e numëruara në stolin e Arsenalit. Shtypi ishullor zbulon se bordi i Arsenalit ka nisur procesin e identifikimit të pasardhësit të trajnerit spanjoll në “Emirates”.

Pas barazimit 2-2 me Southampton në shtëpi, tifozët vërshëllyen skuadrën dhe trajnerin që nuk po arrin ta gjejë kurën për të nxjerrë ekipin nga kriza edhe pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Favorit për të zëvendësuar Emery në rast shkarkimi sipas kompanive të basteve në Britani është Mikel Arteta, ish-kapiteni i “Topçinjve” dhe sot asistent i Guardiolës te Manchester City.

Pas ish-mesfushorit spanjoll përmendet emri i Masimiliano Allegrit.

I treti në listë është ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Related posts

Wenger largohet me lot në sy nga qendra stërvitore e Arsenalit

Sadik.Autor

HISTORI E VEÇANTË/ “Alkoolisti” Gosens, ylli i ri i “Euro2020”. Tani edhe Angela Merkel krenohet me të

Delo.autor

LOJTARI NGISTE MAKINËN I DEHUR/ Ylli i PSG-së në telashe me drejtësinë franceze

Isa.Autor

Leave a Comment