Futboll Kategoria Superiore Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Futbollisti i Kukësit hap dyert e shtëpisë për personat e prekur (FOTO)

Shqipëria po kalon një situatë shumë të vështirë së fundmi, për shkak të tërmetit të madh që goditi vendin, duke shkaktuar viktima të shumtë.

Të shumtë kanë qenë personat që i kanë ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti, duke siguruar ushqime apo edhe rroba. Të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë strehuar në shtëpitë e tyre persona të prekur, duke iu ardhur sadopak në ndihmë njerëzve në nevojë.

Një nga personat që kanë hapur dyert e shtëpisë për njerëzit e prekur, është edhe futbollisti i Kukësit, Mirlind Daku.DAK

Ky i fundit ka njoftuar se mund të strehojë në shtëpinë e tij në Kosovë 1 ose 2 familje të prekura nga tërmeti. Madje Daku ka thënë se të gjitha shpenzimet janë të paguara nga ai vetë, duke lënë edhe numrin e telefonit

Related posts

Ky Botëror nis me Brazilin favorit, por ka hapësirë edhe ​​për surpriza…

Sadik.Autor

VOLEJBOLL VENDI/ Tirana mposht Vllazninë, Partizani kalon pa probleme Skënderbeun

Delo.autor

FITOJA E DYTË RADHAZI/ Goli i Bajramit nuk mjafton, Roma i merr tre pikët Empolit

Delo.autor

Leave a Comment