Futboll Seria A Sport

“MENDIMET TONA SHKOJNË PËR POPULLIN SHQIPTAR”/ Interi i bashkohet solidarizimeve pas tërmetit tragjik (FOTO)

Listës së skuadrave Europiane të solidarizuara me tërmetin katastrofik në Shqipëri, i është shtuar edhe klubi i Interit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, klubi zikaltër i shpreh ngushëllime të gjithë popullit shqiptar në këto ditë shumë të vështira.

“Ne Shqipëri ka shume tifozë te Interit. Atyre, te dashurve te tyre dhe te gjithë popullit shqiptar i shkojnë mendimet tona ne këto dite shume te vështira”, shkruan Inter në faqen zyrtare.

Inter

Ndërkohë tifogrupi “Inter Club Albania” bën gjithashtu me dije se përveç ngushëllimit në profilin zyrtar, palët janë në bisedime me klubin për ta kthyer këtë mbështetje në diçka konkrete për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Inter Club Albania

PANORAMASPORT.AL

Related posts

UNITED “DËFREHET”/ Rashford dhe afrimi i verës i japin suksesin “Djajve të kuq” ndaj Arsenalit

F.autor

Vizitor “i paftuar”/ Tiranën dhe Prishtinën i ndërpret një… QEN (VIDEO)

Isa.Autor

SHIFRA REKORD/ Zbulohen detajet që sollën Di Biagio-n te Dinamo. Në Itali e quajnë surprizë

F.autor

Leave a Comment