Futboll Seria A Sport

LAJME TË KËQIJA TEK MILAN/ Mbrojtësi Duarte i nënshtrohet operacionit dhe do të mungojë…

Nuk kanë fund problemet te Milani, teksa përveç rezultateve të dobëta tani kuqezinjtë duhet të përballen edhe me dëmtimet.

Nënshkrimi i kësaj vere, Leo Duarte ka pësuar një dëmtim dhe pritet të mungojë 3 ose 4 muaj. Diçka të tillë e komunikon vetë lubi italian, të cilët nëpërmjet një komunikate njoftojnë tifozët se futbollisti i është nënshkruar një operacioni dhe do të mungojë rreth 3 ose 4 muaj.

Lojtari ka pësuar një thyerje në kockën e thembrës në këmbën e majtë, dhe për këtë arsye iu nënshtrua operacionit që do ta mbajë atë larg fushave për një periudhë të gjatë.

Një lajm ky shumë i keq për trajnerin Pioli, i cili në ndeshjet e fundit e kishte aktivizuar rregullisht lojtarin, edhe për shkak të dëmtimit të Muzakios.

Related posts

“ZIKALTËRIT” NDRYSHOJNË LËKURË/ Inter paraqet aplikacionin zyrtar për logon e re, ja versioni përfundimtar… (FOTO)

Delo.autor

NIS “GJUETIA” E KLUBEVE/ Ajaxi kërkon shqiptarin e Munichut…

Delo.autor

FOTO/ Leicester-Manchester United, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment