Futboll Premier League Sport

“AI DJALOSH KA BËRË NJË PUNË FANTASTIKE”/ Mou i dhuroi një moment të paharrueshëm: Më ka ndryshuar jetën…

Mes protagonistëve të ndeshjes së Champions League të luajtur mes Tottenham dhe Olympiacos ka qenë edhe Callum Hynes, kapësi i topave i përqafuar dhe i përgëzuar nga trajneri i Spurs, Jose Mourinho.

15-vjeçari, siç ka theksuar edhe Special One, ka patur meritën e rivënies me shpejtësi të topit në lojë nga ana Aurier, që ka çuar te goli i barazimit të përkohshëm 2-2 të Harry Kane.

“Ai djalosh ka bërë një punë shumë të mirë, e ka kuptuar se çfarë duhej të bënte. E ka lexuar ndeshjen, e ka jetuar me të vërtetë. Doja ta ftoja të festonte me ne në dhomat e zhveshjes, por u zhduk”, kanë qenë fjalët e Mou pas ndeshjes.

“I adhuroj Spurs, ka qenë një moment fantastik që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë pak e pabesueshme, po bëja vetëm detyrën time dhe akoma nuk arrij ta besoj atë që ka ndodhur. Më ka ndryshuar ditën dhe jetën time”, ka përfunduar Hynes.

Related posts

I MJAFTOJNË DY MINUTA LOJË/ Gafë e pabesueshme e Ramos, Willian Josen dëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

GOL DHE SHQIPONJË ME LOKOMOTIVËN/ Myrto Uzuni “sinjal” Mallorcas (VIDEO)

F.autor

Merkatoja e Milanit, flet Mirabelli: E ardhmja e Donnarummës varet nga oferta

Sadik.Autor

Leave a Comment