Futboll Sport

INTER KËRKON NJË TJETËR MARTINEZ/ Zanetti ndjek nga afër futbollistin e River Plate…

Ndonëse merakto e janarit është ende larg, te Interi kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do bëjnë.

Një nga lojtarët që ndiqet me kujdes nga zikaltërit është mbrojtësi i River Plejtit, Lukas Martinez Kuarta. Mbrojtësi i majtë pëlqehet shumë nga italianët, madje Havier Zaneti e ka ndjekur edhe nga afër atë në finalen e Kupës Libertadore, ku River Plejti luajti me Flamengon.

Për t’i shtuar akoma më shumë këto zëra ka mjaftuar edhe një deklaratë e agjentit të futbollsitit  Gonzalo Goni, i cili është shprehur: “Lukas në merkaton e janarit mund të kalojë në Europë.”

Thuhet se lojtari ka lënë një përshtypje shumë të mirë te Zaneti dhe mund të nisë një sulm në janar, për ta afruar te Interi.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI” ISHTE PRANË LARGIMIT NGA “CAMP NOU”/ Messi pranon Chelsea-n, ja si Mourinho bindi argjentinasin

Delo.autor

Tifozët e Napolit, gati të ‘pushtojnë’ Firencen

Sadik.Autor

Cantona, “konfident” me Manchester United: Mund të bëhet kampion i Anglisë

Sadik.Autor

Leave a Comment