Futboll La Liga Sport

MPOSHTIN ALAVES ME PËRMBYSJE/ Ramos dhe Carvahal nderojnë madrilenët

Real Madridi ka mposhtur 1-2 në transfertë Alaveshin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në La Liga.

Pjesa e parë u dominua nga madrilenët, të cilët kishin disa raste për shënim por nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës. Pas disa tentativave, ishte Serxhio Ramos që kaloi madrilenët në avantazh, teksa shënoi në minutën e 52’ me kokë, pas një krosimi të marrë nga Toni Kros.

Pas këtij goli vendasit u zgjuan dhe u hodhën në sulm, për të gjetur golin e barazimi, të cilin e gjetën në minutën e 65’, kur Perez ktheu në gol një 11-metërsh.

Vetëm 4 minuta zgjati ky barazim, pasi në minutën e 69’, Krvahal shënoi përsëri për Realin, duke kaluar në avantazh ekipin e tij, dhe duke i dhënë kështu një fitore shumë të rëndësishme.RAMOS

Pas kësaj ndeshje Reali renditet në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa Alaveshi renditet në vendin e 13 me 18 pikë.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

Related posts

SYNON PËRFORCIME NË VERË/ Perez gati të sakrifikojë “thesarin” e ekipit për…

Delo.autor

LIVE/ Kaos në Vlorë: Shënon Torasa, por gjyqtari e anulon për prekje të topit me dorë (VIDEO)

Isa.Autor

GJITHNJË E MË LARG SHQIPËRISË/ Durmishaj zgjedh përfaqësuesen helene, në Greqi binden…

Delo.autor

Leave a Comment