Futboll Sport

TËRMETI/ Futbollisti shqiptar i AEL Larissas ia dedikon golin Shqipërisë: Tronditje, po kalojnë një periudhë të vështirë!

Mesfushori shqiptar, Fatjon Andoni ishte protagonist në fitoren e AEL Larissas 2-1 ndaj Volos.

28 vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë barazimin e përkoshëm Larissas, përpara se, Dauda të shënonte dhe t’i jepte fitoren.

Image

Pas ndeshjes, Andoni foli për mediat greke, ku preku dhe situatën e vështirë që po kalon Shqipëria, si pasojë e tërmetit të së martës.

Andoni tha se Shqipëria po kalon një situatë të vështirë dhe golin që shënova ja u dedikojë dhe atyre.

“Shqipëria është vendi im i origjinës dhe unë i dua njëlloj të dy vendet”, tha Andoni i cili pak kohë më parë ka marrë edhe shtetësinë greke. “Atje po kalojnë një periudhë të vështirë. Ishte një tronditje. Janë të gjithë të bashkuar por jetët nuk kthehen. Unë do të dëshiroja që t’i vija theks ndeshjes miqësore që do të bëjmë me klubin e Teutës. Futbolli është humanizëm. Goli që shënova dhe ndeshja sot ishte për ta gjithashtu, pasi po vazhdojnë të kërkojnë ende nën rrënoja”, tha Andoni.

Related posts

E BUJSHME/ PSG ofertë “faraonike” për lojtarin e BARCELONËS, spanjollët duhet të…

Isa.Autor

SKUADRA E CR7 NUK NDALET/ Pas Brozovic tashmë transferojnë edhe Ziyech

F.autor

TRAJNERI NUK E DO NË SEZONIN E RI/ “Fantazisti” Ozil nuk pranon të largohet, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment