Albanian Stars Futboll

Lëvizja surprizë e Edon Hasanit, firmos në Iran me Sepahan

Edon Hasanin e jepnin për të dëmtuar te Vllaznia por ndërkohë futbollisti u prezantua në Iran me skuadrën e tij të re. 25-vjeçari, i cili u bë e ditur se kishte munguar në stërvitje për shkaqe fizike ka befasuar të gjithë duke firmosur me skuadrën iraniane të Sepahan, në të cilën në të kaluarën ka luajtur duke lënë shenjë dhe një tjetër futbollist shkodran, si Xhevahir Sukaj.

Klubi iranian e ka prezantuar mesfushorin në faqen e tij zyrtare në Instagram duke pozuar me ngjyrat e skuadrës së tij të re. Hasani mësohet se ka firmosur për një sezon e gjysmë me klubin e Sepahanit, që këtë vit po kalon një moment të vështirë teksa gjendet i pozicionuar në vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit pas 15 javësh të luajtura.

Kontrata e Hasanit me Sepahanin gjithashtu mund të zgjatet dhe më tej në rast se drejtuesit e klubit iranian mbeten të kënaqur nga loja e tij.

Në karrierën e tij Hasani ka luajtur dhe në kampionatin rumun dhe atë bullgar dhe për të është eksperienca e 3-të jashtë vendit në karrierë.

Related posts

“Puma” prezanton fanellat e dyta për Kupën e Botës 2018…

Sadik.Autor

MILANI KRIJON TË ARDHURA PËR MERKATON/ “DHURATË” 12 milionë euro nga Turqia, Borini drejt Kinës për…

Delo.autor

VENDIMI EKSTREM NDAJ OLIGARKËVE TË PUTIN/ Bosit të Chelsea, Abramovich i ndalohet hyrja në Britani

Delo.autor

Leave a Comment