Futboll Kategoria Superiore Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Trajneri Daja solidarizohet me viktimat, shmang deklaratën

Ilir Daja nuk ka dashur të prononcohet pas miqësores së zhvilluar dje. Shkak është bërë gjendja që po kalon vendi ynë, si pasojë e tërmetit katastrofik që ra më 26 nëntor.

Një shenjë respekti ai ka evituar daljen para mediave të paktën në këtë rast. E megjithatë, në bisedën e zhvilluar më të, trajneri ka bërë me dije se ky test miqësor ishte i nevojshëm për ekipin.

Fillimisht për të mbushur ciklin javor me një ndeshje, pavarësisht se jo në forcën dhe vështirësinë e kundërshtarit që do të përballen javën e ardhshme dhe së dyti për të parë grupin e lojtarëve që nuk kanë marrë fort hapësira. Në këtë takim, tekniku bardhekuq është limituar për zgjedhjet e tij.

Ai vendosi të mos i aktivizojë lojtarët që kanë pasur probleme së fundmi si Dita, Krasniqi apo Daja, duke u dhënë më shumë vëmendje të rinjve.

Related posts

ZYRTARE/ “E kam ditur gjithmonë që herët apo vonë…”, lojtari i Interit konfirmon largimin nga futbolli i luajtur

F.autor

Koha më e shpejtë e vitit në 100m është një turp, rekordi i Bolt i paarritshëm

Sadik.Autor

I VËRSULET TALENTIT TË REAL MADRID/ Pique: Je i çmendur apo çfarë…?! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment