Futboll Seria A Sport

“PA KOKË DHE PA SHPIRT NË FUSHË”/ Flet sarri pas barazimit: Të rimarrësh veten nuk është e thjeshtë, duhej të…

Juventusi u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Sasuolos ditën e sotme, dhe trajnerit Sarri nuk i pëlqeu aspak paraqitja e ekipit të tij.

Në intervistën pas ndeshjes, Sarri u shpreh se ishte i zhgënjyer nga loja në pjesën e parë, ku e quajti Juven e tij pa kokë dhe pa shpirt në fushë.

NDESHJA – Nuk bëmë një ndeshje negative, edhe pse e para ishte me pak kokë në fushë. Bëmë disa gabime. Na mungoi koka dhe shpirti. Kishim pak energji në mendje. Edhe faza e ndërtimit të aksioneve ishte e avashtë. Sasuolo na kapi hapur 4-5 herë. Mungesa e shkathtësisë vjen edhe prej dy takimeve shumë të forta. Të rimarrësh veten nuk është e thjeshtë. Në të dytën, skuadra reagoi dhe krijoi rastet për ta fituar. Gjithsesi, duhej të luanim më mirë në pjesën e parë.

BUFON – Tek një gol ne analizojmë vetëm gabimin e fundit, por në aksion bëhen një seri gabimesh. Bëjmë një pasim gabim, dhe që aty topi i kalon kundërshtarit.

Related posts

United planifikon përforcime, Mourinho do mbrojtësin e Monacos

Sadik.Autor

GODITJA E MADHE E MONACOS/ Në Principatë zbarkon mesfushori i Çelsit

F.autor

KUPA E ITALISË/ Asist perfekt i Bennacer, “Pistoleta” Piatek zhbllokon sfidën ndaj Spal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment