Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Ribashkimi tek Inter, trajneri Inzaghi rigjen “tradhtarin” De Vrij

Telefonatën e parë e ka bërë ai, edhe pse trajner. Informacione për Interin, sugjerime dhe sigurisht pak dialog, ashtu si tri vite më parë kur të dy ishin me të njëjtat role, por te Lacio. Simone Inzagi rinovon bisedimet me Stefano de Vrajin, i cili me 7 gola në 47 ndeshje në 2017-’18 zhvillonte sezonin më të mirë të karrierës në aspektin individual.

Në fakt, mes të dyve nuk ka pasur ndonjëherë biseda të gjera sepse Inzagit i mjaftonte ta thërriste dy herë e së bashku merreshin vesh me një shikim. Nga dje, pas atij 20 maji ku holandezi i “dhuronte” fitoren Interit përpara transferimit, të dy janë përsëri në të njëjtën anë të barrikadës.

NDJESI – Respekti i ndërsjellë nuk ka munguar kurrë. Në shkurt të 2020-ës, i pyetur për trajnerin, mbrojtësi deklaronte: “Nuk më habit ecuria e Lacios. Meritat i takojnë të gjitha Simones”. Në 2016-ën, ishte pikërisht tekniku që e bindte të zgjidhte bardhekaltrit duke i premtuar se do t’i besonte prapavijën. Stefani që vinte nga një vit me dëmtime, shfaqte luhatje përballë një besimi të palëkundur i cili do të rezultonte vendimtar në zgjedhjen për t’i thënë “po” Igli Tares.

Rezultatet u panë menjëherë si pasojë e 27 ndeshjeve në një prapavijë me katër lojtarë me De Vraj në qendër dhe dy gola në total. Gëzimin e parë e shijonte ndaj Kievos, teksa pas asaj sfide deklaronte: “Kam vuajtur në heshtje, por trajneri besoi gjithmonë tek unë”.

SEZON I SHKËLQYER – Siç e përmendëm më sipër, sezoni 2017-’18 ishte më i miri për De Vrajin. Simone Inzagi kalon në mbrojtjen me tre lojtarë dhe holandezi dikton ritmin. 47 paraqitje në total dhe shtatë gola, një nga të cilët në Europë ndaj Dinamos së Kievit.

Në gusht 2017 sezoni nisi me fitoren në Superkupë ndaj Juves e gjithçka shkon mirë deri në prill 2018-ës kur Salcburgu dhe veçanërisht Marko Roze i jep një leksion të mirë holandezit dhe të gjithë Lacios duke e mundur 4-2 dhe duke e nxjerrë nga Liga e Europës. Më pas nisin bisedimet për rinovimin.

Sinjale pozitive nuk ka, por tifozët mbeten optimistë. Ja që ngjarjet rrjedhin ndryshe dhe De Vraj zgjedh Interin. Pikërisht zikaltrit dhe Lacio përballen në ndeshjen e fundit të sezonit dhe fituesja shkon në Champions. Inzagi i beson profesionalizmit, por ja që mbrojtësi në fjalë gabon në momentin vendimtar. Pas atij takimi të humbur, mbrojtësi justifikohet duke thënë se kishte dhënë gjithçka, ndërsa presidenti Lotito nuk kursehej teksa deklaronte:

“Shtyva trajnerin ta hidhte ne fushë dhe gabova. Lacio humbi edhe prej De Vrajit”. Edhe vitin e kaluar Lotito kujtonte episodin teksa pa përmendur emra shprehej: “Disa lojtarë, në njëfarë mënyre, ndikuan te rezultati. Me apo pa dëshirë”.

Stefan nuk u përgjigj kurrë. Vitin e kaluar ai fitoi titullin duke u shfaqur si “Mur”, ashtu si u prezantua. Atij i pëlqen krahasimi me Valter Samuelin. Pas Kontes do të ketë mbi kokë një çekan tjetër. Dhe ai e di se është Inzagi që e njeh më mirë nga të gjitha.

Related posts

Ja arsyet pse mund të përsëriten zgjedhjet në FSHF

Q.Autor

Gattuso po i mahnit të gjithë, Milani përgatit rinovimin e kontratës

Q.Autor

E ARDHMJA E MESFUSHORIT KESSIE NË DILEMË/ Trajneri Simeone ka një plan për të bindur Milan-in, ja detajet…

Delo.autor

Leave a Comment