Futboll Seria A Sport

“RINGJALLET” MILAN/ Mbrojtësi Hernandez i dhuron fitoren në frymën e funidt

Milani rikthehet te fitorja pas një muaji të tërë pa shijuar tri pikët. Kuqezinjtë kanë triumfuar ditën e sotme ndaj Parmës në transfertë, në një sfidë që e zgjidhën vetëm në minutën e 88-të.

Përballja u dominua absolutisht e gjitha nga të besuarit e Piolit, mjafton të përmendim faktin që Parma nuk e goditi asnjëherë portën gjatë 90 minutave. Raste të shumta, por konrektizimi mungoi, me Piatek që ishte thuajse inekzistent në fushë, njësoj si Leao.

Me sulmuesit në ditë jo të mirë, zgjidhjen e solli Theo Hernandez. Dy minuta nga fundit, në të 88-tën, francezi shënoi golin e fitores.

Mbrojtësi është kthyer në një hero për kuqezinjtë, teksa ky është goli i tretë i tij këtë sezon.

Kështu, Pioli dhe Milani i gëzohen tri pikëve dhe ngjiten në vendin e 11 në kuotën e 17 pikëve. Sfida e radhës është ajo ndaj Bolognas në transfertë.

Related posts

“PJESË E GRUPIT BAJRI”/ Asmer Bilali sërish në Shkodër, shkon për të dëshmuar për ngjarjen ndaj…

F.autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Zhbllokohet menjëherë sfida. Duka kalon në avantazh “Demat”

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ SHKËLQEN në Itali me JUVEN, TALENTI i Zvicrës drejt kuqezinjve

Isa.Autor

Leave a Comment