Futboll Sport

SKANDAL NË GREQI/ Tifozët e Olympiacos sulmojnë lojtarët e PAOK para ndeshjes (FOTO)

Skena të frikshme para nisjes së ndeshjes mes Olimpiakosit dhe PAOK-ut.

Në momentin kur autobusi i lojtarëve të PAOK ka mbërritur në stadiumin “Karaiskaqis” në orën 17:00, një grup tifozësh të Olimpiakosit kanë qenë në portën ku duhej të futej autobusi me lojtarët, brenda stadiumit.

paok

Pas 15 minutash negociata, lojtarët e PAOK u ulën nga autobusi, dhe filluan të shkojnë në këmbë drejt dhomave. Në mes të rrugës, gjendeshin edhe më shumë se 20 tifozë të Olimpiakosit, që filluan sulmin verbal ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Capture

Gjithsesi, aty ndërhyu menjëherë policia, dhe lojtarët u futën për në dhomat e zhveshjeve, ndërsa tifozët e Olimpiakosit dhe policia vijuan përleshjet mes tyre.

2

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Zbulohet formacioni i të dështuarve të javës së 21-të në Seria A

Q.Autor

Analiza/ 10 arsye për të shpjeguar eliminimin qesharak të Barcelonës

Sadik.Autor

“Messi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda një sekonde, është më i miri në histori”

Q.Autor

Leave a Comment