Futboll La Liga Sport

MERRET VENDIMIT/ Ndeshja mes Monacos dhe PSG shtyhet për shkak të…

Ishte planifikuar që ditën e sotme duke filluar nga ora 21:00, të luhej ndeshja e vlefshme për xhiron e 15 në Ligë 1, ajo mes Monakos dhe PSG-së.

Megjithatë kjo ndeshje është shtyrë për në ditë tjetër, dhe shkak për këtë është bërë moti i keq në Principatë. Reshjet e shiut në këtë vend janë të mëdha, duke e bërë të pamundur që ndeshja të zhvillohet sot.

Madje sipas parashikimit të motit, në orët e ardhshme pritet që të jetë një mot akoma edhe më i keq, dhe kjo ka bërë që federata të marr vendimin për shtyrjen e kësaj ndeshje.

Sfida mes këtyre skuadrave do të luhet një ditë tjetër, e cila ende nuk është caktuar dhe për këtë do të merret një vendim tjetër më vonë.

Related posts

HIDHET SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Ja kundërshtarët e mundshëm në turin e dytë për Kukësin dhe Teutën

Delo.autor

ROONEY FUTET SËRISH NË TELASHE/ Alkool dhe arratisje me banakieren në Florida (FOTO)

F.autor

PAS HUMBJES NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Ahmataj: Gjërat bëhen të vështira, ndoshta energjitë tona…

Delo.autor

Leave a Comment