Futboll La Liga

Një tjetër finale Barcelona-Sevilla, klasikja e shekullit të 21-të

Finalja e 21 prillit midis Sevilla dhe Barcelona është në rrugë të mbarë për t’u bërë një “klasike”. Të dyja skuadrat tashmë janë takuar në pesë ndeshje vendimtare, deri më tani, këtë shekull. Ato kanë kaluar nga Superkupa e Europës, në Spanjë dhe në një finale të mëparshme të Kupës së Mbretit.

Blloku katalan i ka përfunduar përplasjet me festime në katër raste. Andaluzianët dhe katalanasit kaluan një finale në dhjetor 1948, në “EVA Cup”, kompeticion i cili u zhvillua vetëm në mes të viteve 1947 dhe 1953. Barcelona fitoi 1-0. Por turneu kishte një jetë shumë të efektshme, ekipi i Barcelonës fitoi tri herë dhe më pas u bë Superkupa tanishme spanjolle. Do të duhen 58 vjet që dy skuadrat të takohen përsëri në një ndeshje vendimtare.

Ndodhi në gusht të vitit 2006. Në Superkupën e Europës diskutohet finalja në skenën “Louis II”. Sevilla e Juande Ramos fitoi ndaj Barcelonës së Frank Rijkaard 3-0. Që atëherë, të dyja palët janë mësuar ta shohin veten në finale. Ato janë përplasur në katër finale të tjera.

Në gusht 2010 do të diskutonin Superkupën e Spanjës. Sevilla fitoi ndeshjen e parë 3-1, por në “Camp Nou”, Barcelona e Guardiolës përmbysi klubin andaluzian, duke fituar 4-0. Katalanasit e fituan trofeun. Gjashtë vjet më vonë, sukseset e tyre në “Copa del Rey” dhe La Liga do të bënin që të takoheshin përsëri. Skuadra katalanase, gjithashtu, festoi fitimin e trofeut, duke triumfuar në të dyja përplasjet (0-2 dhe 3-0).

Para ndeshjeve të verës 2016, Barcelona dhe Sevilla u takuan në dy finale të tjera. Së pari, ato e panë njëri-tjetrin në Superkupën Europiane. Ndodhi në Tbilisi, në gusht 2015. Përfundimi ishte shumë afër, por Luis Enrique fitoi ndaj Emery. Rezultati i fundit ishte 5-4. Dhe pastaj, ato kanë luajtur deri më sot në të vetmen finale të Kupës së Mbretit. Në maj 2016, Barcelona fitoi 2-0 në finalen e luajtur në “Vicente Calderón”. Paraqitja e madhe e të dyja skuadrave në Kupën e Mbretit i bashkon ato në një finale tjetër, që do të luhet më 21 prill. Dhe ndoshta në stadiumin e Atlético Madrid.

Related posts

E pabesueshme në Madrid: Juventusi përmbys Realin (VIDEO)

Sadik.Autor

PARA NDESHJES ME UKRAINËN/ Fjalia e fundit e Ronaldos do mërzisë të gjithë madrilenët (VIDEO)

Delo.autor

Goli ndaj Milanit do t’i kushtojë 7.5 mln euro Beneventos

Sadik.Autor

Leave a Comment