Futboll Seria A Sport

U SHPALL LOJTARI MË I MIRË PËR 2019/ Flet mbrojtësi De Ligt: Me Interin do të jetë e vështirë, por ne…

Matajs De Ligt iu dha nga “France Football”, çmimi si lojtari më i mirë i ri për vitin 2019.

Pasi mori çmimin e rëndësishëm për të, mbrojtësi holandez dha edhe një intervistë, ku foli për idhullin e tij dhe për situatën aktuale në Itali për kampionatin. “Idhullimi im është Serxhio Ramos, më pëlqen Pike dhe gjithashtu bashkëkombësi im Virxhil Van Dajk. Është një nder për mua dhe jam shumë i lumtur, ndodhem këtu falë shokëve të mi te Ajaksi vitin e kaluar dhe te atyre që kam te Juventusi këtë sezon.

Kampionati? Me Interin do të jetë e vështirë, ata janë një ekip i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer. Megjithatë edhe ne po bëjmë një sezon të shkëlqyer dhe duam të fitojmë gjithçka. Te Juventusi ka lojtarë të kalibrit botëror, të cilët më ndihmojnë të rritem dhe të bëhem edhe më i fortë.”, u shpreh De Ligt.

Related posts

“ABISSNET SUPERIORE”/ Dy sfida interesante ngrenë sot siparin e javës së pestë

Delo.autor

MANCHESTER CITY-SCHALKE/ “Vendasit” dyfishojnë shifrat, shënon Aguero

Delo.autor

Rumennigge i SIGURTË/ Lewandowskin nuk e shesim as për 150 milionë

Isa.Autor

Leave a Comment