Futboll Sport

E PABESUESHME NGA DANIMARKA/ Holandezi “i maskuar” si futbollist përfundon prapa hekurave, ja arsyeja

Një ngjarje e çuditshme vjen nga Danimarka, me një futbollist të rremë siç e quajnë në vendin nordik.

Bëhet fjalë për holandezin Bernian Verhagen, i cili akuzohet për mashtrim nga policia daneze. Gjithçka është arritur të zbulohet, pasi 25-vjeçari kishte arritur të siguronte një kontratë me klubin Viborg FF, teksa kishte tentuar që të nënshkruante edhe me tre ekipe të tjera.

Mediat daneze shkruajnë se ky person ishte një futbollist jo profesionist, i  cili kishte arritur që kontratën ta siguronte falë disa e-maileve false që kompania e tij e menaxhimit kishte shkëmbyer me klubin danez. Viborg është bindur, pasi kompania u ka premtuar se shumë shpejt do e shisnin në Kinë lojtarin në fjalë.

Tre klubet e tjera që lojtari kishte tentuar të firmoste, ishin edhe Lyngbi, Naestved dhe Hobro. Një nga hetuesit e çështjes u shpreh se Verhagen akuzohej për mashtrim, ndërsa po kërkonte prova që të konfirmohej akuza. Për momentin ai ndodhet në paraburgim.

verhagen-1

PANORAMASPORT.AL

Related posts

E PABESUESHME/ DE BIASI ka gjak SHQIPTARI, gazetari i njohur zbulon të vërtetën

Isa.Autor

“FALENDEROJ BARCELONËN”/ Arthur: Të luaj me Ronaldon një ëndërr e bërë realitet, prioriteti kryesor është…

Delo.autor

KUSHTON 14.1 MILIONË DOLLARË/ Beckham zbarkon në Itali, i bën vetes një dhuratë super luksoze

Delo.autor

Leave a Comment