Futboll Kosova Shqipëri Sport

GOL DHE ASISIT NË KUPË/ Sulmuesi Muriqi udhëheq Fenerbahçen në Turqi (VIDEO)

Fenerbahçe fitoi mbrëmjen e sotme sfidën ndaj Istanbulspor, me shifrat e thella 4-0, ndeshje e vlefshme për turin e 1/16-ave në Kupën e Turqisë.

Në mbrëmjen e sotme, protagonist ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Shtatlarti dhuroi asistin te goli i dytë i turqve, shënuar nga Kadioglu në minutën e 16-t, i cili u nxorr me portën e boshatisur nga sulmuesi.

Ndërkohë, në minutën e 71-të, Muriqi shënoi edhe vetë, ku pasi u shërbye nga Turuc, nuk e pati të vështirë që nga brenda zone të shtyjë topin në rrjetë. Me këtë fitore Fenerbahçe hedh një hap të rëndësishëm drejt turit tjetër, por duhet pritur edhe ndeshja e kthimit.

Related posts

KA SHKËLQYER NË FRANCË/ Manchester City gati 32 milionë euro për mbrojtësin…

Delo.autor

Peter Crouch do transferohet tek Chelsea? Conte: “Është periudhë merkatoje, çdo gjë është e mundur”

Q.Autor

BËHET GATI PËR LOJËN DHE ULET NË STOL/ Fonseka “tallet” me Marash Kumbullën

Delo.autor

Leave a Comment