Futboll Ligue 1 Sport

ËNDËRROJNË TIFOZËT MADRILEN/ Mbappe elektrizon Realin me FOTON e publikuar në rrjetet sociale

Nuk është diçka e re. Po përsëriten herë pas here dhe shumë njerëz thonë që do të përfundojë me një martesë të lumtur. Njëri afrohet më shumë kur mundet dhe tjetri pret momentin e duhur. Jemi duke folur për marrëdhënien e “dashurisë” mes Realit të Madridit dhe Kilië Mbapesë.

Nuk duhet të harrojmë faktin që përpara disa vitesh, francezi ishte në qendrën stërvitore “Valdebebas” për të takuar idhujt e tij, por as faktin që në vitin 2017 ishte shumë pranë kalimit te Reali. Në dy javët e fundit ka pasur sinjale nga të dyja palët, por edhe në “Topin e Artë”. Fillimisht ishte Zinedin Zidan, i cili e vlerësoi haptazi përpara ndeshjes Real-PSG dhe tha se dëshira e Mbapesë është që të luajë për Realin e Madridit.

Në tavolinën e yllit të Francës është një kontratë, e cila nëse firmoset, do ta mbajë të lidhur për shumë vite me fanellën e PSG-së dhe me një pagë më të lartë sesa ajo e Nejmarit. Mbape nuk e humbi rastin në mbrëmjen gala të “Topit të Artë” për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen e tifozëve të Realit. Ai qëndroi ngjitur me Viniciusin dhe bënë foto së bashku.

mbape

Tifozët “galaktikë” ëndërrojnë që një ditë të luajnë në Madrid. Tani mbetet të kuptohet nëse sulmuesi i PSGsë do t’i rezistojë sulmit të Al Khelaifit për të rinovuar kontratën. Dëshira e tij e madhe është kalimi në Spanjë dhe të gjitha rrugët e çojnë në “Santiago Bernabeu”. Kilië Mbape është “galaktiku” i radhës që Florentino Perez ka në listën e dëshirave. Të gjithë e dinë se një transferim i tillë do të kapë shifra rekord dhe ndoshta mund të bëhet më i shtrenjti në historinë e futbollit. Deri tani, është Nejmar me 222 milionë euro.

Related posts

PUBLIKON PAMJET/ Mourinho kundër gjyqtarëve: Dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e dikush tjetër jo

Delo.autor

Tifozët e quajtën “vrasës”/ Shikoni çfarë thotë lojtari i dëmtuar për MANAJN (FOTO)

Isa.Autor

“REVOLUCION NGA “RRËNJËT” NË VERË/ Javë vendimtare për të ardhmen e Milanit, ja situata

Delo.autor

Leave a Comment