Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-APOLONIA/ Të dyja skuadrat me më të mirët në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Një qytet i tërë është në ankth sot për të festuar titullin e dytë në historinë e klubit 101-vjeçar të Teutës.  Durrsakët e kanë trenin e fundit me Apoloninë dhe duhet të fitojnë me një gol më shumë në çdo rast nëse Vllaznia gjithashtu mund Laçin.

Trajneri Edi Martini po përjeton një nga momentet më kulmore të karrierës së tij si trajner, teksa sot për herë të parë mund të festojë me titullin kampion, në një kohë që në sezonin e kaluar ia doli të fitojë Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë në krye të Teutës.

Të dyja skuadrat kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit. Vlen të theksohet se Albano Aleksi mungon në përballjen e sotme për shkak kartonash.

Për sa i përket statistikave, Teuta ka një dominim absolut në 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur në “Niko Dovana” kundër Apolonisë.

Në 10 ndeshjet e fundit mes tyre në Durrës, Teuta ka arritur të triumfojë plot 8 herë, ndërsa një takim ka përfunduar në barazim 1-1 dhe një tjetër është fituar 0-2 nga Apolonia.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA-APOLONIA

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Karabeci, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Gruda. Trajner: Edi Martini.

APOLONIA: Harizaj; Agiare, Sota, Repaj; Zoga, Smaçi, Shanaj, Yeboah, Mihana, Vasilj, Gjata. Trajner: Fabrikio Kamarata.

Related posts

FITORJA NDAJ NEWCASTLE/ Pochettino bën krahasimin: Nëse Alonso do të ishte tek Mercedesi…

Delo.autor

“DO TË JETË SEZONI YNË”/ Futbollisti i Besës: Kemi grupin më të mirë të lojtarëve

Delo.autor

Ja kandidatët e United për nr. 10 të lënë bosh nga Ibrahimovic

Sadik.Autor

Leave a Comment