Futboll La Liga

Rakitic flet në prag të ‘El Classico’: Dikush do të kalojë Krishtlindje pikëlluese

Ivan Rakitic e ka thumbuar Real Madridin afro një javë para derbit më të madh në botë, El Clasicos, duke thënë se dikush do të përjetojë Krishtlindje pikëlluese.

El Clasico do të zhvillohet në kuadër të javës së 17-të të La Ligës në “Santiago Bernabeu” më 23 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00.

“Dikush do të ketë Krishtlindje pikëlluese. Po bëj shaka, sepse ne e trajtojmë atë si një ndeshje të madhe. Kemi kujtime të momenteve të mira në Madrid”, ka thënë ai.

Kroati ka shtuar se Barcelona do të luajë për fitore dhe kjo do të ishte një mënyrë shumë e mirë për ta përmbyllur vitin.

Skuadra e Ernesto Valverdes është e pamposhtur këtë sezon dhe radhitet e para në tabelë me pesë pikë më shumë se Valencia në vendin e dytë dhe tetë më shumë se Real Madridi në vendin e katërt.

Related posts

BARCELONA MPOSHTET NË TRANSFERTË/ Katalanasit i “dhurojnë” mbijetesën Celta Vigos

Delo.autor

Dashuri dhe sakrifica, Sadiku surprizon në studio tifozin e tij të flaktë

Sadik.Autor

ITALI-BOSNJE HERCEGOVINË/ Sulmuesi Dzeko befason “Azurrët” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment