Futboll Gossip Sport

“MUND TA KRITIKONI MESSIN, POR PA E OFENDUAR”/ Nëna e argjentiansit: Nuk e prisja që të fitonte “Topin e Artë”, ne…

Lionel Mesi fitoi para pak ditësh “Topin e Artë”, i cili ishte i gjashti për të në të gjithë karrierën e tij.

Shumë e emocionuar është shfaqur nëna e argjentinasit Celia Suçetini, e cila në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se nuk e priste që djali i saj të fitonte përsëri “Topin e Artë”.

“Jam shumë e lumtur, nuk e prisja që Mesi ta fitonte këtë çmim. Ne kishim menduar se ‘Topi i Artë’ i pestë, do të ishte i fundit për të. Kjo ishte një surprizë shumë e bukur për të gjithë ne. Ai ne emocionon gjithmonë, nuk ndalet duke na befasuar me ato që arrin çdo ditë.

Kritikat nga Argjentina? Ju mund ta kritikoni atë, por pa e ofenduar. Si një nënë që jam, padyshim që kjo më dhemb. Natyrisht jo të gjithë duhet ta pëlqejnë atë. Kush më shumë se Mesi dëshiron të fitojë një Kupë Bote ose Kupën e Amerikës me kombëtaren e Argjentinës?”, u shpreh nëna e Mesit.

Related posts

Manchester United shfaq interes për Richarlisonin e Watfordit

Sadik.Autor

KJO NUK PRITEJ/ “Djalli” fiton derbin me INTERIN: Marotta do të shkojë te MILANI

Isa.Autor

E BUJSHME/ Pep Guardiola dhe Kun Aguero debatojnë ashpër midis tyre, gjithçka u kap nga kamerat e stadiumit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment