Futboll Sport

E BUJSHME/ Real Madridi duhet të nënshkruajë me Hazard dhe jo Neymar

Thibaut Courtois do të zgjidhte Eden Hazard përpara Neymar si përforcim te Real Madrid këtë vit. Portieri belg luajti së bashku me bashkatdhetarin e tij te Chelsea për katër sezone, para se të transferohej në “Santiago Bernabeu” gushtin e kaluar.

Kryeqyteti spanjoll shpesh është shpallur si një destinacion i ardhshëm për Hazard, i cili ende duhet të angazhohet në klubin e Premier League. Aktiviteti i Real Madridit ka qenë disi në kundërshtim me epokën “galacticos” gjatë merkatove të fundit.

Trajneri Santiago Solari dhe paraardhësi i tij, Julen Lopetegui, kanë ndier efektet e largimit të Cristiano Ronaldos, që nuk është zëvendësuar pas largimit të tij (në korrik 2018) për te Juventusi.

Ish-ylli i Barcelonës, Neymar, është raportuar se mbetet një objektiv i Florentino Perez, por Courtois beson se patrioti i tij do të ishte një përforcim më i mirë.

Në një intervistë për gazetën belge “Het Nieuwsblad”, portieri 26-vjeçar tha: “Unë do të zgjidhja Eden, natyrisht. Më pëlqen vërtet, por zgjedhja është e bordit drejtues të klubit. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Kjo nuk është një pyetje për mua, por për presidentin dhe menaxhmentin.

Karim Benzema është në një formë të mirë dhe ka shënuar 17 gola. Gareth Bale e ka filluar mirë, por më pas ka pasur të bëjë me lëndimet. Ju e shihni nga ndeshjet se kemi cilësi, vetëm ndonjëherë çalojmë, kur nuk është e mundur të shënojmë”.

Barcelona është 10 pikë përpara Real Madridit, që mban vendin e tretë në La Liga. Klubi katalanas ka vepruar me një politikë shumë më agresive se rivalët e hidhur në merkato, veçanërisht pas largimit record të Neymar për 222 milionë euro te PSG, në gusht 2017.

Megjithatë, Courtois sheh se përforcimet e klubit ku bën pjesë kanë një ritëm të tillë për shkak të kërkesave të rregulloreve financiare të UEFA-s për “Fair Play”: “Ne nuk duhet të shikojmë skuadrat e tjera, por veten. Mendoj se duhet të ndërtojmë një skuadër të re. Kush e di, nëse skuadrat e tjera shqetësohen apo jo nga rregullat e “Fair Play Financiar”? Nëse shihni se Barcelona ka shpenzuar dyfishin e shumës që kanë marrë nga shitja e Neymar, atëherë ndoshta do të duhet të shesë përsëri së shpejti”.

Related posts

Douglas Costa shënon supergol ndaj Beneventos (VIDEO)

Sadik.Autor

NDOJIT I KISHTE SHKUAR FTESA/ Ja pse mungon në listë mesfushori kuqezi

Delo.autor

E FRIKSHME/ Tmerr në Moto GP, motori merr FLAKË në bokse pas provave të lira (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment